RTSH 24 Live

Euro 2024

Pse luajti Xhaka i lënduar në ndeshjen ndaj Anglisë?

07/07/2024

Pse luajti Xhaka i lënduar në ndeshjen ndaj Anglisë?

Ndonëse i lënduar, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, luajti në çerekfinalen e Euro 2024 ndaj Anglisë.

Pavarësisht se kishte pësuar një çarje muskulore, Granit Xhaka luajti në çerekfinale të Kampionatit Evropian kundër Anglisë.

Duke mos dashur që ta zhgënjente ekipin e tij duke i lënë të ‘vetëm’, Xhaka deklaroi se, “kam pasur një rezonancë magnetike të hënën dhe jam diagnostikuar me një fije muskulore të këputur në muskulin aduktor’.

Në ndeshje ishte shumë aktiv, por i kanë munguar pasimet e gjata.

“Tani mund të flasim hapur dhe me sinqeritet. Disi ia dola të luaj 120 minuta”, ka shtuar 31-vjeçari.

Xhaka ka thënë se nuk kishte dhembje gjatë stërvitjes me përfaqësuese, të premten. Por lëndimi kishte ndikimin në paraqitjen e Xhakës. Pos pasimeve të gjata nuk ka mundur të provojë as goditjet nga distanca.

“Kam ndier se i duhem ekipit. Kam shkuar përtej kufijve dhe do të doja të luaja edhe të mërkurën”, ka vazhduar kapiteni i Zvicrës.

Xhaka është lavdëruar shumë nga trajneri i Zvicrës, Murat Yakin.

“Ai ishte në seancën e fundit stërvitore, të premten, por jo me intensitet të plotë. Është mrekulli që ishte në fushë ndaj Anglisë”, ka thënë Yakin.

Përkushtimi i Xhakës ishte i jashtëzakonshëm, ka vazhduar ai. 

Ai udhëhoqi si lider i vërtetë. Udhëhoqi ekipin deri në fund. Shumica e aksioneve të Zvicrës sërish janë nisur nga Xhaka. Por pasimet e tij këtë herë ishin të shkurtra, si pasojë e lëndimit".

Xhaka e Yakini janë vlerësuar lart për punën e bërë në Euro 2024.

/rtsh.al/