RTSH 24 Live

Rajon

Pse Britania e Madhe është e fokusuar në pajtimin në Ballkan?

30/03/2024

Pse Britania e Madhe është e fokusuar në pajtimin në Ballkan?
I dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach

I dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka shprehur mbështetjen e fortë për procesin e pajtimit dhe normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë

Duke folur për Atlantic Council, Peach ka vlerësuar se ky proces është jetik për stabilitetin dhe të ardhmen e të dyja vendeve, pavarësisht faktit që Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e drejtpërdrejtë e bisedimeve.

“Ne i mbështesim dhe i ftojmë të dy qeveritë që të bashkëpunojnë, të ndërtojnë së bashku një të ardhme shumë-etnike dhe të qëndrueshme për Kosovën dhe Serbinë,” ka theksuar Peach.

Ai ka bërë thirrje personale liderëve të të dyja vendeve.

"I njoh mjaftë mirë këta dy burra. I inkurajoj që të ulen së bashku dhe të punojnë për të mirën e të dyja popujve", ka theksuar ai.

Peach ka theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut për ta çuar përpara të ardhmen e të dyja vendeve.

“Ne duhet ta inkurajojmë dhe të lejojmë që ky proces të vazhdojë”, është shprehur ai.

Duke u ndalur edhe te çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Peach ka kërkuar respektimin e marrëveshjeve të arritura, duke nënvizuar se “të dyja palët duhet t’i zbatojnë marrëveshjet për të shkuar përpara drejt normalizimit të raporteve”.

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe përparimin e tij afatgjatë.

/rtsh.al/