RTSH 24 Live

Politikë

PSD ankimim në KAS: Të rinumërohen 59 kuti votimi për Këshillin Bashkiak Korçë! Votat u rritën në mënyrë fiktive për PS dhe PAA

25/05/2023

PSD ankimim në KAS: Të rinumërohen 59 kuti votimi për Këshillin Bashkiak Korçë! Votat u rritën në mënyrë fiktive për PS dhe PAA

Partia Socialdemokrate ka ankimuar në KAS rezultatin e dalë nga KZAZ 74 për këshillin bashkiak të Korçës.

Në ankimim PSD pretendon se në 59 kuti votimi është manipuluar rezultati, ku sipas saj votat janë rritur në mënyrë fiktive në favor të dy partive PS dhe PAA.

Për këtë, PSD thekson se rritja e votave ka bërë që këto parti të marrin më shumë mandate për Këshillin bashkiak Korçë nga sa u takon duke deformuar rezultatin.

PSD kërkon nga KAS hapje4 të 59 kutive të KZAZ nr.74 dhe të rinumërohen edhe njëherë votat.

Në Këshillin Bashkiak Korçë, PSD ka marrë  1 mandat, ndërsa PS 23 mandate dhe PAA 2 mandate. Mandatet e tjera janë shpërndarë për subjektet  e tjera zgjedhore.

ka psd by Rtsh Faqe on Scribd

/rtsh.al/