RTSH 24 Live

Kronika

PS fiton zgjedhjet, uron Këshilli i Atlantikut

30/04/2021

PS fiton zgjedhjet, uron Këshilli i Atlantikut

Këshilli i Atlantikut ka uruar fitoren e PS dhe kryeministrit Edi Rama, duke marrë mandatin e tretë. Urimi për fitoren e PS në zgjedhjet e 25 prillit, Këshilli i Atlantikut e cilëson si "një arritje të paprecedent në historinë e Shqipërisë", ku asnjë parti nuk ka mundur ta sigurojë gjatë historisë së pluralizmit në vendin tonë, ndërsa thekson vijimin e bashkëpunimit për të mbështetur  demokracinë dhe për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama, për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë. Ekipi i ACEurope dhe BalkansForward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në urimin e Këshillit të Atlantikut.