RTSH 24 Live

Botë

Protestuesi pro-palestinez i ndërpret fjalën Von der Leyen: Keni ndihmuar gjenocidin në Gaza

17/04/2024

Protestuesi pro-palestinez i ndërpret fjalën Von der Leyen: Keni ndihmuar gjenocidin në Gaza

Ursula von der Leyen u ndërpre nga një protestues pro-palestinez teksa ishte gati të mbante një fjalim në Bruksel. Ai akuzoi Presidenten e Komisionit Evropian, se ka ndihmuar gjenocidin në Gaza, pasi ka deklaruar se mbështet Izraelin.

"Zonja von der Leyen, ju jeni në arrest qytetarë. Ju akuzoheni se keni ndihmuar gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që nga fillimi i këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminela zonja von der Leyen Ju duhet të jeni në Hagë dhe jo këtu Ju jeni një kriminele për Palestinën”, tha ai.

Von der Leyen ishte gati të mbante fjalimin e saj në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë kur ndodhi incidenti.

/rtsh.al/