RTSH 24 Live

Botë

5 njësi Izraelite shkelin të drejtat e njeriut, DASH i akuzon për incidente të ndryshme jashtë Rripit të Gazës

30/04/2024

5 njësi Izraelite shkelin të drejtat e njeriut, DASH i akuzon për incidente të ndryshme jashtë Rripit të Gazës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dal në përfundimin se pesë njësi të ushtrisë izraelite janë përgjegjës për shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut në incidente të ndryshme, por gjithsesi ato do të vijojnë të marrin mbështejten ushtarake amerikane.

Të gjitha incidentet ku këto njësi për të cilat këto njësi akuzohen kanë ndodhur jashtë rripit ë gazës para luftës që po vijon mes grupit militant Hamas dhe izraelit. Departamenti i Shtetit bëri të ditur se Izraeli ndërkohë kishte ndërmarrë veprime korrigjuese ndaj katër njësive, ndërsa kishte dhënë informacione shtesë për të pestën, çka do të thotë se ato do të vijojnë të marrin ndihmë ushtarake nga ShBA .

Katër nga këto njësi kanë korrigjuar këtë shkelje. Për njësinë e mbetur, vijojmë të jemi në konsultime me qeverinë e izraelit, u shpreh zëdhënësi i DASH, Vedant Patel.  Më herët u raportua se SHBA do të njoftonte ndërprerjen e ndihmave ushtarake për njësinë e pestë, por u vendos që një vendim i tillë të merrej më vonë.

Bëhet fjalë për batalionin Netzah Yehuda, njësi  e ngritur në 1999 që përbëhet nga hebrenj ultraortodoksë.  Izraeli ndërkohe ndërmori hetimet ndaj këtij batalioni në lidhje me vdekjen e një 80 vjeçari me nënshtetësi amerikane dhe palestineze, i cili humbi jetën pasi dyshohet se ndaj tij u ushtrua dhunë në bregun perëndimor në 2022-in.

Në atë kohë ShBA bëri thirrje për një hetim gjithëpërfshirës penal dhe nxjerrjen e autorëve para përgjegjësie. Forcat e mbrojtjes së izraelit shprehën keqardhje për vdekjen e 80 vjeçarit dhe bëri të ditur se kishte marrë masa ndaj ushtarakëve të përfshirë, por ata ndërkohë nuk u ndoqën penalisht.

/RTSH/