RTSH 24 Live

Politikë

Protesta e opozitës më 29 tetor shtrihet në akset kryesore të vendit

15 orë para

Protesta e opozitës më 29 tetor shtrihet në akset kryesore të vendit

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që protesta e paralajmëruar e 29 tetorit të shtrihet në të gjithë vendin.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka lajmëruar se të martën, ora 17:00, protesta do të zbresë në akset kryesore të vendit.

Protestuesit do të jenë të shpërndarë në segmentin “Casa Italia–Sheshi Shqiponja” dhe në rrethrrotullimet e Milotit, Shkozetit, Bradasheshit; Rrogozhinës dhe Levanit.

“Të bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, të pandikuara nga krimi i organizuar dhe paratë e korrupsionit”, bën thirrje Bardhi në postimin në rrjetet sociale. 

/ rtsh.al /