RTSH 24 Live

Kosovë

Prokuroria kërkon dënimin e kreut aktual të kuvendit Glauk Konjufca, në 2016 hodhi gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

23/02/2024

Prokuroria kërkon dënimin e kreut aktual të kuvendit Glauk Konjufca, në 2016 hodhi gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po përballet me drejtësinë, për akuzat e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016, kur partia të cilës ai i përket "Vetvendosja" ishte në opozitë.

Prokurori Besart Mustafa ka kërkuar që Konjufca të dënohet për akuzën e ngritur ndaj tij. Në të shkruhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, duke bërë të pamundur qëndrimin në sallë.

Prokurori tha se bazuar në provat materiale dhe profesionale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, është vërtetuar se Konjufca ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Në fund ai kërkoi që Konjufca të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Ndërsa mbrojtësja e zoti Konjufca, avokatja Arbnora Zeqiri kërkoi që klienti i saj të lirohet nga akuza.

/ rtsh.al /