RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin

17/12/2024

Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup kërkoi paraburgim për ish-zv. kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Prokuroria tha se masa e paraburgimit duhet të zbatohet menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit.

Policia e Maqedonisë së Veriut ditë më parë bastisi shtëpitë e Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

“Masa duhet të zbatohet menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit të tij, pasi ai ndodhet jashtë vendit.” – thuhet në një njoftim të asaj prokurorie.

Një ditë më parë, Policia e Maqedonisë së Veriut tha se e bastisi shtëpitë e Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

Dy zyrtarët dyshohet se si persona përgjegjës të Shoqërisë Aksionere Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023 kanë shkaktuar dëme në buxhetin e saj në vlerë mbi 8 milionë euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme”. – shtoi më tej prokuroria.

Kjo vepër penale në Maqedoninë e Veriut dënohet nga 6  muaj deri në 5 vite burg.

“Përveç Grubit e Bajramit mes të dyshuarve është edhe ish-kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski.” – tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ndërsa gjatë kontrolleve të banesave Grubi dhe Bajrami nuk janë gjetur në banesat e tyre, ministri Toshkovski u bëri thirrje Grubit që të kthehet në vend.

Më herët ish-zyrtari i lartë i BDI Artan Grubi njoftoi se nuk është arratisur,  por ndodhet jashtë vendit për një vizitë private.

“ Sapo të përfundoj detyrimet personale do të kthehem në shtëpi. Ju lutem mos shpifni dhe spekuloni", - u shpreh Grubi.

Këtë të fundit më herët SHBA e futi në listën e zezë si i dyshura për korrupsion, akuzë që Grubi e ka mohuar. 

/rtsh.al/