RTSH 24 Live

Kosovë

Prokuroria e Kosovës kontrolle te “Mjedisi”, dyshime ndaj dy zyrtarëve për shpërdorim

23 orë para

Prokuroria e Kosovës kontrolle te “Mjedisi”, dyshime ndaj dy zyrtarëve për shpërdorim

Prokuroria Speciale e Kosovës zhvilloi këtë të martë një operacion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ndaj dy zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.

Organi i akuzës së Kosovës njoftoi se njëri prej tyre është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

“U zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Janë dy persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me shpërdorim të detyrës zyrtare, pastrim parash dhe mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, duke sqaruar detajet e plota lidhur me këtë çështje do të jepen në vazhdim.

Hetimet po kryhen në bashkëpunim me njësinë kundër krimeve ekonomike, ndërsa raportohet se janë kryer kontrolle edhe në shtëpinë e njërit zyrtarëve të asaj ministrie.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/