RTSH 24 Live

Politikë

Erdoani nesër në Tiranë për Xhaminë e Namazgjasë, takon Begajn dhe Ramën

3 orë para

Erdoani nesër në Tiranë për Xhaminë e Namazgjasë, takon Begajn dhe Ramën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, vjen nesër (10 tetor) në Shqipëri për të takuar të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar. Ai do të takohet me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas të dhënave paraprake, presidenti turk do të mbajë një konferencë shtypi me zotin Rama, me të cilin mësohet se edhe do të marrë pjesë në inaugurimin e Xhamisë së re të Namazgjasë në Tiranë.

Qeveria shqiptare që prej vitit 2014 e ka shpallur Turqinë partner strategjik dhe presidenti turk është shprehur ambicioz për rritjen e volumeve tregtare mes dy vendeve tona.

Pas vizitës në Tiranë, presidenti Erdoan do të shkojë në Serbi ku do të takohet me homologun Aleksandar Vuçiq.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/