RTSH 24 Live

Politikë

Projektligji për komunikimet elektronike, Balluku: “Kodi Evropian” risi në shërbimet digjitale

30/05/2024

Projektligji për komunikimet elektronike, Balluku: “Kodi Evropian” risi në shërbimet digjitale

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shpjeguar këtë të enjte projektligjin për komunikimet elektronike që po diskutohet në seancë plenare në Kuvend.

Në fjalën e saj ministrja Balluku, ka deklaruar se risi është akses ndaj shërbimeve digjitale.

“Pr/ligji për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë është një domosdoshmëri për tu përgjigjur nevojave të kohës dhe për të pasur një kuadër të fortë ligjor që ka dhe qëndrueshmëri në kohë”.

Sakaq ka theksuar, Zv./kryeministrja se ekonomia digjitale është prioritet i qeverisë dhe sikurse u shpreh tha se, “Kodi Evropian” I komunikimeve elektronike synon që të ris standardet në një sektor të rëndësishëm  sikurse është sektori i telekomunikacionit duke i sjell ato më afër drejtë standardeve të BE”

 “Projektligji nënvizon zbatimin e praktikave për lirinë dhe promovimin e larmirë kulturore, gjuhësore dhe shumëllojshmërisë së mediave dhe komunikimeve elektronike. Gjithashtu, projektligji rrit pavarësinë financiare të organit rregullator AKEP, duke fuqizuar pozitat e tij në prag të zhvillimeve të pritshme mjaft të mëdha për sa i përket komunikimet elektronike. Në rregullimet e reja që lidhen me komunikimet e pritshme, është parashikimi për kryerjen e vrojtimit gjeografik.

Kryerja e vrojtimeve parashikohet të bëhet nga AKEP, citon ministrja,  në bashkëpunim me institucionet e tjera të lidhura sipas rastit nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe lidhet ngushtë me zhvillimet e së ardhmes. Ky është proces që do të kryhen në vazhdimësi.

“Pr/ligji shikon në tërësi rregullimet në lidhje me spektrin e frekuencave, reagimin e shërbimeve universale, rregullat për mbrojtjen e konsumatorit, enumeracionin dhe komunikimet në rastet emergjente. Bazuar në praktikat më të mira ky Pr/ligj rregullon tregun e telekomunikacioneve në tërësi”. 

/rtsh.al/