Kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda dhjetorit do të mbyllet marrëveshja përfundimtare me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe për një program të sigurisë në shkollë.
Deklaratën e tij zoti Rama e bëri në gjimnazin “Janaq Kilica” ku vijoi takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.
Marrëveshja "është një nga sukseset më të bukura ë teknologjisë dhe është një rast suksesi i jashtëzakonshëm në atë shtet me vendosjen nën monitorim digjital të shkollës në çdo klasë, në çdo korridor, në hyrje e në dalje" tha kryeministri. "Çfarë ka sjellë atje? Ka sjellë që ka ndryshuar komplet dinamika e jetës në shkollë”, tha zoti Rama.
" Me këtë program, ata praktikisht e kanë çuar bullizmin në nivele minimale, sepse të qënit sikur po bën mësim në sy të të gjithë publikut. Natyrisht që ai është një program që ka protokoll, që kush shikon çfarë shikon, si shikon, etj., Por kjo ka bërë që të ketë një transformim shumë të madh të marrëdhënieve dhe të sjelljes dhe që të fokusohet vëmëndja realisht, aty ku duhet fokusuar dhe jo të shpërqëndrohet dhe të shikohet nga të katër anët, sikur nga të katër anët të gjithë fëmijët janë me thika, janë me celular etj”, theksoi kryeministri Edi Rama. “Bindja ime është që në këtë botë ku teknologjia është bërë oportunitet dhe jo problem, me teknologjinë ne mund të zgjidhim gjëra që nuk do i zgjidhnim kurrë deri dje” shtoi ai.
/ rtsh.al /