22-vjeçari Klaudio Reçaj, dy muaj më parë u paraqit pranë zyrës së punës në Shkodër, ku përmes programit të "Garancisë rinore", atij iu ofrua oferta e punës, në një servis që merret më vendosjen, riparimin dhe errësimin e liçensuar të xhamave të automjeteve.
Trajnimi dhe profesioni që ai ka marrë ia ka vlejtur. Klaudio është i kënaqur me arritjet e tij në vendin e punës. “Kam dy muaj që punoj këtu edhe jam shumë i lumtur”, u shpreh ai.
Edhe Izarta, përmes programit të "Garancisë rinore" është punësuar ndihmës asistente në një zyre noteriale në qytetin e Shkodrës.
“Pas studimeve jam paraqitur te zyrat e punës Garancia Rinore”, ku dhe jam punësuar”.
Drejtoria e zyrës së punës në Shkodër Rozafa Zmijani thekson se ky program ka patur një interesim të lartë të të rinjve për të kërkuar punë.
“Kemi 63 persona që janë përfshirë në programin nxitje punësimi, qofshin këta praktika ose programe punësimi 12 mujore.
Garancia rinore synon që çdo person i ri nën 30 vjeç të marrë një ofertë pune cilësore, vazhdim të arsimimit, praktikë pune, ose trajnim brenda katër muajve.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/