RTSH 24 Live

Sociale

Prodhimi i bollshëm i ullirit në Berat, kërkesa të mëdha nga Shkodra dhe Tirana

14/10/2024

Prodhimi i bollshëm i ullirit në Berat, kërkesa të mëdha nga Shkodra dhe Tirana

Zona e Lapardhasë në Berat ka nisur vjeljen e ullirit dhe këtë vit , fermerët thonë se  prodhim është i bollshëm  dhe tregu për shitje është i garantuar, ndërsa çmimi ndryshon në bazë të cilësisë. Momentalisht ai ka vlerën mbi 100 lekë për kg,  për fermerët ky çmim justifikon kostot.

Ulliri kokërr madh i Beratit është i kërkuar kryesisht për konsum tavoline . Tregu i Tiranës ka kërkesat më të mëdha për shitje dhe më pas vjen Shkodra. Zona e Lapardhasë është e pasur me pemë ulliri dhe prodhimi i tyre përbën ekonominë kryesore të shumë familjeve. Berati është i njohur për cilësinë jo vetëm të ullirit kokërr për konsum tavoline por edhe për vajin e tij.

/RTSH/