RTSH 24 Live

Kosovë

Presidentja Osmani mikpret këngëtaren me famë botërore Bebe Rexha

23/07/2024

Presidentja Osmani mikpret këngëtaren me famë botërore Bebe Rexha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim këngëtaren e njohur me famë botërore Bebe Rexha.

Presidentja Osmani ka shkruar në profilin e saj në rrjetin social Facebook, se Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar anekënd botës.

“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim”, shkruan Osmani.

Më tej Osmani informon se në datat 25-28 korrik, Prishtina do të mikpresë yjet më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë.

 

/rtsh.al/