RTSH 24 Live

Rajon

Presidentja e KE: Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

14/09/2022

Presidentja e KE: Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Gjatë fjalimit të saj për Gjendjen e Bashkimit në Parlamentin Evropian në Strasburg, von der Leyen u shpreh pro një Komuniteti Politik Evropian, teksa theksoi se duhet bërë një përpjekje për të zgjeruar thelbin e demokracive dhe se mënyra më e drejtpërdrejtë për ta bërë këtë është "thellimi i lidhjeve tona dhe forcimi i demokracive në kontinentin tonë".

Kjo fillon me ato vende që janë tashmë në rrugën drejt Bashkimit tonë. Ne duhet të jemi pranë tyre në çdo hap të rrugës. Sepse rruga drejt demokracive të forta dhe rruga drejt Bashkimit tonë janë një dhe e njëjta. Kështu që unë dua që njerëzit e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë ta dinë: Ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja juaj është në Bashkimin tonë dhe Unioni ynë nuk është i plotë pa ju", vuri në dukje Ursula von der Leyen.

Ndalur te lufta në Ukrainë, Presidentja e KE tha se Putini do të dështojë dhe se Europa do të mbizotërojnë. E veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, me një xhaketë të verdhë dhe bluzë blu, Ursula von der Leyen filloi fjalimin e saj duke iu referuar luftës "brutale" të Rusisë kundër Ukrainës, duke thënë se nuk është vetëm një luftë kundër Ukrainës, por një luftë e zhvilluar nga Rusia “kundër të ardhmes sonë të përbashkët dhe një konfrontimi midis autokracisë dhe demokracisë”.

Sanksionet ruse do të mbeten

Von der Leyen theksoi se një pjesë e madhe e ekonomisë ruse është shkëputur nga tregjet financiare, ndërsa industria ruse është në kaos. Ajo theksoi gjithashtu se Kremlini është ai që e solli ekonominë ruse në nivelin e shkatërrimit dhe shtoi: “sanksionet tona do të mbeten, ne do të tregojmë vendosmëri dhe jo gatishmëri për kompromis”.

Sot guximi ka një emër. Ky emër është Ukrainë. Guximi ka një fytyrë: burrat dhe gratë që i rezistojnë pushtimit rus”, tha Presidentja e Komisionit Evropian.

Një kufi mbi fitimet e tepërta të kompanive të energjisë

Duke iu referuar krizës energjetike të shkaktuar nga lufta, presidentja e Komisionit iu referua nevojës që e gjithë Evropa të çlirohet nga varësia nga energjia ruse. 

Ne duhet t'u drejtohemi furnizuesve të tjerë të besueshëm, si SHBA dhe gjetkë. Rusia vazhdon të manipulojë tregun e energjisë. Çmimet janë rritur më shumë se dhjetë herë në krahasim me çmimet e para krizës. Europa duhet të gjejë mënyra për të përballuar stuhinë e energjisë. Ne duhet të reduktojmë konsumin tonë të energjisë dhe për këtë kemi nevojë për mbështetje. Ne po propozojmë stimuj për kompanitë që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët. Në këto kohë, fitimet e korporatave duhet të ‘kufizohen’ dhe fitimet e tepërta duhet të ndahen dhe të kanalizohen tek ata që kanë më shumë nevojë për to. Dhe prodhuesit e mineraleve duhet të kontribuojnë në këtë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me çmime të ulëta të gazit dhe të vazhdojmë me një reformë të thellë dhe gjithëpërfshirëse të tregut të energjisë elektrike”, theksoi ajo./ CNN.gr

/rtsh.al/