RTSH 24 Live

Botë

Presidenti Zelensky telefonatë me homologu Jinping: Do i japim shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe

26/04/2023

Presidenti Zelensky telefonatë me homologu Jinping: Do i japim shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping. Kjo është telefonata e parë që dyshja zhvillon pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

"Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me presidentin kinez Xi Jinping. Besoj se kjo telefonatë, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t'i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe", tha Zelensky, raporton CNN.

Në mars, Xi u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Kina ka pretenduar neutralitet në konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë, por gjithashtu ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë ose të bëjë ndonjë thirrje publike për Rusinë që të tërheqë trupat e saj.

Në vend të kësaj, zyrtarët e Kinës kanë thënë vazhdimisht se shqetësimet "legjitime" të sigurisë të të gjitha vendeve duhet të merren parasysh dhe kanë akuzuar NATO-n dhe SHBA-në për nxitjen e konfliktit.

/rtsh.al/