RTSH 24 Live

Politikë

Presidenti Begaj dekreton ambasadorin e ri në Brazil

25/07/2024

Presidenti Begaj dekreton ambasadorin e ri në Brazil

Presidenti  i Republikës, Bajram  Begaj dekretoi të enjten lirimin e Rezar Bregut nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.

Po sot, Presidenti  i Republikës, Bajram  Begaj dekretoi emërimin e Genti Bendos në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident. 

/rtsh.al/