RTSH 24 Live

Aktualitet

Prej pesë muajsh i zhdukur/ FNSH kontroll në banesën e Ervis Martinajt në Kurbin

26/12/2022

Prej pesë muajsh i zhdukur/ FNSH kontroll në banesën e Ervis Martinajt në Kurbin

Ndonëse policia ka kryer kontrolle në disa qytete, fati i Ervis Martinajt mbetet mister pasi nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. Këtë të hënë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë(FNSH) me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj në Fushë Kuqe të Kurbinit.  Ende nuk ka informacion se çfarë ka gjetur Policia në banesën e Vis Martinajt.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej datës 2 gusht të këtij viti, ku zhdukja e tij u denoncua në polici nga xhaxhai. Martinaj humbi gjurmët pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i tha se ai i kishte kërkuar të vriste Endrit Doklen, kundrejt pagesës 500 mijë euro, vrasje e cila nuk u realizua. Ky i fundit u shoqërua në drejtorinë e policisë pak ditë më parë, pasi u kap duke lëvizur në të njëjtin automjet me Fatjon Murataj, i cili ishte në kërkim. Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, hera e fundit që Martinaj është parë gjallë ka qenë pikërisht në Shijak.

/rtsh.al/