RTSH 24 Live

Aktualitet

Pr.buxheti i RTSH në 2,9 miliardë lekë, Bungo: Në dhjetor diskutojmë për Drejtorin e ri

22 orë para

Pr.buxheti i RTSH në 2,9 miliardë lekë, Bungo: Në dhjetor diskutojmë për Drejtorin e ri

Projektbuxheti për vitin 2025 i Radio Televizionit Shqiptar është diskutuar të mërkurën (13 nëntor) në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, njoftoi se në mbledhjen e radhës në dhjetor, Këshilli do të diskutojë për hapjen e garës për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa, ftoi edhe anëtarët e tjerë që të jenë prezentë në mbledhje, ndërsa ngriti shqetësimin se kërkesa e tyre për hapjen e garës sa më parë nuk është shqyrtuar në kohë.

Sakaq, Drejtoresha e komanduar e RTSH-së. Aurora Polo, deklaroi se për realizimin e misionit që ka institucioni, projektbuxheti i 2025-ës parashikohet në vlerën 2 miliardë e 900 milionë lekë. nga të cilat 2 miliardë e 131 milionë lekë nga të ardhurat e RTSH-së.

Në pr.buxhetin e 2025 për RTSH janë paraqitur 770 mln fonde buxhetore ose 50 mln lekë më lartë se në 2024.

I pandryshuar kanë qenë shërbimet për shqiptarët jashtë kufirit dhe në gjuhë të huaja 279 mln lekë; Projekte filmike, artistike me rëndësi mbarëkombëtare në vlerën 91 mln lekë; Orkestra Simfonike e RTSH-së 100 mln lekë.

Në ndryshim nga 2024, janë programe projekt teknike dhe futja e teknologjive të reja në investime në vlerën 300 mln lekë ose 50 mln lekë më shumë se në 2024.

Për realizimin e misionit të tij, RTSH në pr.buxhet ka parashikuar 2 mld e 900 mln lekë, përkatësisht: 770 mln lekë nga financimi buxhetor;

2 mld e 131 mln lekë  nga të ardhurat e RTSH-së (1.8 mld lekë nga tarifat e aparatit që RTSH merr; 130 mln lekë nga shfrytëzimi i infrastrukturës transmetuese; 146 mln lekë nga reklamat; 50 mln lekë nga të ardhura të tjera)”, deklaroi Polo.

Kjo e fundit parashtroi para anëtarëve të Komisionit për Median edhe kërkesat që ka RTSH sipas programeve të shpenzimeve. Po ashtu, ajo vuri theksin te rritja e pagave të punonjësve të RTSH-së.

Shërbimi për shqiptarët jashtë kufijve dhe shërbimi publik i gjuhëve të huaja. Politika e RTSH për këtë program është përcjellja në kohë reale e Radios dhe Televizionit në gjithë zhvillimet politike, ekonomike, sociale, kulturore, sportive, historike për gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit të Shqipërisë.

Arkiva e pasur e RTSH- filma prodhim kinostudio, teatro, prodhime filmike të rtsh, seriale, filma me metrazhe të gjatë e të shkurtër.

Shpenzimet për shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë dhe shërbimit për publikun në gjuhë të huaj është në vlerën 320 mln lekë. Financimi buxhetor i parashikuar për këtë program në 2025-ën është në vlerën 279 mln lekë.

Kërkesat buxhetore shtesë për shërbimin për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë dhe shërbimin për publikun gjuhë të huaj qëndrojnë në nivelin 41 mln lekë për vitin 2025. Synohet që paga mesatare e punonjësve të këtij shërbimi të shkojë në nivelin e 91 mijë lekë, nga 78 mijë lekë që është aktualisht”, u shpreh Polo.

Drejtoresha e komanduar e RTSH-së deklaroi më tej se një kërkesë e saj ka qenë edhe ulja e taksës së shërbimit me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes nga 10% në 2%.

Ajo shtoi, ndërkaq, se rritja e taksës së aparatit televiziv do e lehtësonte buxhetin e shtetit dhe do e ndihmonte vetëfinancimin e institucionit.

“Rritja e pagave të punonjësve të orkestrës, apo ata që mbështeten nga këto financime buxhetor me 15%. Nëse miratohet buxheti që kam kërkuam për 2025-ën, do rrisim pagat e gjithë institucionit. Rritja e taksës së aparatit sepse jemi më të ulëtat në rajon. Me rritjen e taksës lehtësohet buxheti i shtetit sepse dalim me vetëfinancim. Të ulim taksën e shërbimit me operatorin e sistemit të shpërndarjes në 2% nga 10% që është”, përfundoi Polo.

/rtsh.al/