RTSH 24 Live

Kulturë

Portreti i dyshimtë i mjeshtrit VAN GOG

14/11/2020

Portreti i dyshimtë i mjeshtrit VAN GOG
Autoportret i Van Gogh

Piktura “autoportret” i artistit Van Gog e cila prej shumë kohësh diskutohej nga studiuesit e artit në lidhje me origjinaliteten e saj, u ble nga Muzeu Kombëtar i Norvegjisë në 1910.

Tashmë kjo pikturë është shpallur një autoportret i mirëfilltë nga mjeshtri hollandez, gati 50 vjet pasi origjinaliteti i saj u vu në pikëpyetje nga studiuesit e artit.

Hulumtimi i përbashkët nga Muzeu Kombëtar i Norvegjisë, i cili bleu pikturën më shumë se një shekull më parë, dhe Muzeu Van Gogh në Amsterdam argumenton se ajo është "padyshim" vepra e artistit. Studimi i ri gjithashtu pretendon se dyshimet e mëparshme në lidhje me pikturën ishin "të pabazuara", sipas një njoftimi për shtyp të botuar kohët e fundit në shtypin Hollandez.

Autoportreti fillimisht mendohej se ishte prodhuar nga Van Gogh në gusht 1889, pak pasi ai përjetoi një fazë  psikotike në një azil në jug të Francës. Sipas studiuesëve ky autoportret është e vetmja punë që ai pikturoi ndërsa vuante nga psikoza.

Por nga vitet 1970, ekspertët filluan të hedhin dyshime mbi atribimin e tij. Ngjyrat e vakëta  të pikturës dhe shprehja e portretit, u konsideruan atipike të autoportreteve të cilat ishin mësuar të shihnin prej Van Gog gjatë kësaj periudhe.

Pasiguria që kishin shprehur autoritetet e Muzeut Van Gog, përpara se ajo të hynte në koleksionin e muzeut Oslo në 1910, ngriti pyetje të mëtejshme në lidhje me vërtetësinë e saj, ashtu si edhe fakti që kjo pikturë ishte ende e papërfunduar.

Në vitin 2014, të dy muzetë ranë dakord të hetonin bashkërisht veprat e artit. Pas një "ekzaminimi të gjerë teknik dhe stilistik", studiuesit tani arritën në përfundimin se kanavaca dhe ngjyrat e përdorura janë "në përputhje" me pikturat e tjera të Van Gog.

Piktori prodhoi më shumë se 30 autoportrete midis 1886 dhe 1889. Pritet ende që nga studimi i bërë të botohen fakte në lidhje me ngjashmëri të tjera në përbërje, stil dhe teknikë.

Sipas studiusesve, kjo pikturë më shumë se sa arsye për të mos besuar origjinalitetin, të gjitha ndryshimet në gamën e ngjyrave dhe gjendjen shpirtërore, pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të lodhur të artistit gjatë një periudhe të vështirë të jetës së tij. Kjo pikturë është krijuar disa muaj pasi artisti preu veshin e majtë, piktura "përshkruan më së miri dikë që është në fazë jo të mirë shëndetësore”.

"Megjithëse Van Gog ishte i frikësuar të pranonte në ato kohë se ai ishte në një gjendje të ngjashme me banorët e tij në azil, ai me siguri sipas studiuesit studiuesit të vjetër të Muzeut Van Gogh, Louis van Tilborgh,, e pikturoi këtë portret për t'u pajtuar me atë që pa në pasqyrë: një person që nuk dëshironte të ishte , megjithatë ishte, "