Një punonjëse e policisë së Tiranës është gjetur e pajetë në banesën e saj pasditen e së premtes.
Policia njoftoi se rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, por dyshimet paraprake janë se 21-vjeçarja Aldorjana Loshi është vetëvrarë.
Punonjësja ishte pjesë e stafit të Komisariatit nr. 5 në kryeqytet. Në banesën e saj u gjet edhe arma e zjarrit.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në rrugën "Ali Demi".
/rtsh.al/