RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Policia: Kujdes nga "Mashtrimi i trashëgimisë"!

01/07/2021

Policia: Kujdes nga "Mashtrimi i trashëgimisë"!

Finalizohet  operacionin policor  “TRASHËGIMIA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.  Një urdhër ndalimi është lëshuar për shtetasen V. LL, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.  Operacioni është zhvilluar nga njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas kallëzimit të marrë nga një bankë e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik. Pas kryerjes së hetimeve  ka rezultuar se një shtetase shqiptare kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale. Për këtë qëllim, kjo shtetase ka dërguar dhe kartën e saj bankare, së bashku me kodin përkatës, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim tërheqjen e këtyre shumave monetare nga këta shtetas. Kjo shtetase përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas. Nga verifikimet e kryera deri më tani rezultojnë se janë disa shtetas shqiptarë të dëmtuar, të cilët janë identifikuar plotësisht nga policia. Po ashtu ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që deri më tani ky grup ka arritur të dëmtojë shtetas shqiptarë dhe të huaj në shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh, por që nuk përjashtohet fakti që kjo shumë të ndryshojë me vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve. 

Me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme dhe sqarimin e qytetarëve që mund të kenë rënë viktima të këtij mashtrimi, Njësia e Hetimit Kibernetik dëshiron të sqarojë  se “Mashtrimi i trashëgimisë” është kur thuhet se dikush shumë i pasur nuk është më dhe se ju jeni ai që mund të marrë një trashëgimi të madhe.