RTSH 24 Live

Aktualitet

Policia e Shtetit bashkëpunim me homologët malazezë, lirohen 11 emigrantë arabë që ishin marrë peng

26/07/2024

Policia e Shtetit bashkëpunim me homologët malazezë, lirohen 11 emigrantë arabë që ishin marrë peng

Policia e Shtetit ka bashkëpunuar me homologët malazezë për finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “Kidnapping”.

Informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe të shkëmbyera nëpërmjet Europol, me Policinë malazeze, mundësuan gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve arabë, të cilët ishin marrë peng.

Policia e Shtetit bënë me dije se, pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar.

Policia Shqiptare ka siguruar informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve dhe për elemente të tjera që çuan në identifikimin e autorëve.

 

/rtsh.al/