RTSH 24 Live

Aktualitet

Poliçan-Tentuan të kalonin lumin Osum me fuoristradë, por i merr rrjedha, shpëtohen dy persona

27/05/2024

Poliçan-Tentuan të kalonin lumin Osum me fuoristradë, por i merr rrjedha, shpëtohen dy persona

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Poliçan, ku tre persona rrezikun të mbyteshin në lumin Osum me makinën e tyre ku mbetën të bllokuar. Ata kishin tentuar të kalonin lumin me një mjet tip Ford Fuoristradë për të shkuara nga fshati Mbrakull në fshatin Malinat, por mjeti ngeci në ujë. Për shkak të rrymave të forta në lumit, makina u përmbys dhe u zhyt në ujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 02:30 të mëngjesit, ku pas përmbysjes drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë dhe të notojë deri në breg të lumit për të thërritur ndihmë. Dy personat e tjerë ndodheshin ende në mjet. Në kushtet e mbajtëses dy personat e bllokuar, Ilir Ballolli dhe Taulant Bakushi, kanë mundur të hipin mbi baxhanë e makinës në pritje të ndihmës.

Kanë qenë efektivët e Repartit Zjarrfikës të Beratit dhe efektivë të policisë, që kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së dy personave të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.

Forcat e shpëtimit kanë shkuar me not te mjeti i mbytur në lum dhe kanë lidhur dy personat me lirat dhe i kanë tërhequr nga uji. Aksioni nuk ka qenë i lehtë pasi një nga pjesëtarët e ekipit të shpëtimit ka rrezikuar jetën për shkak të rrymave të forta, por fatmirësisht nuk pati humbje jete.

/rtsh.al/