RTSH 24 Live

Aktualitet

Pogradec/ Tentoi të vriste me sëpatë komshiun, arrestohet 38-vjeçari

26/05/2023

Pogradec/ Tentoi të vriste me sëpatë komshiun, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi tentoi të vrasë me sëpatë komshiun.

Nëpërmjet një postimi, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 5, ku 38-vjeçari me inicialet E. Sh., pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë fqinjin e tij, 61-vjeçarin me inicialet K. H., i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/rtsh.al/