RTSH 24 Live

Televizion

Poeti që i veshi tekstin muzikës. Jorgo Papingji, një ikonë e poezisë shqiptare

14/04/2024

Poeti që i veshi tekstin muzikës. Jorgo Papingji, një  ikonë e poezisë shqiptare

Mbrëmja e së dielës në Spektakli “Një natë sa një jetë’, e drejtuar nga Blerta Tafani, iu dedikua krejtësisht një ndër poetëve më elegant shqiptar si dhe një intelektual me vlera të rralla, Jorgo Papingji.

I madhi Papingji, i njohur për këngët e tij të shumta që morën pjesë në “Festivali i Këngës në RTSH”,  ka shkruar mbi 4000 këngë.

Bashkë me të ftuarit në studion e  “Një Natë sa Një Jetë” , bashkëshortja Tatjana Papingji dhe miq dhe bashkëpunëtor  kanë ndarë detaje interesante nga jeta e tij artistike, dhe jo vetëm.

Një zëri, miqtë e Papingjit e quajnë si një poet jo vetëm të miqve, familjes apo bashkëpunëtorëve por një poet i popullit. Sepse çdo njeri e gjen vetveten në poezinë e Jorgos.  Ai ka shkruar për të gjithë.

Jeta e tij ka një histori të rrallë, një histori të pabesueshme, një histori që përcjell dhimbje të patregueshme.  Jorgo Papingji u rit pa baba sepse ai u vra nga bisha naziste në Mat’hauzen së bashku me 305 burra të tjerë vlonjatë.

Jorgo atëherë ishte vetëm 6 muajsh. Lajmi për vdekjen e babait u morë vesh në qershor 1945 me anë të një liste të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Kur kujtonte fëmijërinë ai lotonte. Ai punonte, i jepte njerëzve të thjeshtë gëzim dhe kënaqësi. I tillë ka qenë dhe do mbetet dhe poeti penë artë, Jorgo Papingji.

Tatjana Papingji: Unë e incizova Jorgon duke thënë “Jorgo hape telefonin”. Akoma e kam zërin e tij dhe derisa të jetojë..

Bashkëshortja e poetit Jorgo Papingji e pranishme në studion e RTSH1 e kujton kështu bashkëshortin e ndjerë;

Sa vjen bëhet më e vështirë mungesa e Jorgos. Unë nuk  jam një tip që më mposht hidhërimi, më mposhtin vështirësitë por vdekja e bashkëshortit qenka shumë e madhe.  Nuk është se Jorgo iku me një merak të madh apo të lëri ndonjë gjë pa mbaruar por jam shumë e mbushur se ai iku me dashuri nga të gjithë ashtu sikurse i këndoi dashurisë.  Ai i këndoi dashurisë mes njerëzve, dashurisë mes shokëve, pra në të gjitha formave të saj.

Telefonon e tij e kam lënë aktive dhe nuk e kam mbyllur. Ai nuk e dëgjonte  shpesh herë telefonin  kur i binte dhe unë shpesh i thoja pse nuk e hap, kur të marrin njerëzit.  Unë e  incizova Jorgon duke thënë “Jorgo hape telefonin”. Akoma e kam zërin e tij dhe derisa të jetojë unë do ta mbaj aktiv atë telefon.

Bleva dhe një pemë mani sepse ai i kishte qejf dhe i hante shumë manat.  E mbolla në ballkon dhe thash që me këtë do ta përjetoj Jorgon.  Çdo ditë dilja në ballkon dhe thoja si nuk po shpërthen dhe mani shpërtheu dy ditë pasi dha shpirt Jorgo dhe është mbushur me gjethe.  

me kujtohet momenti i parë që kemi pasur kontakt. Jorgo pinte shumë cigare dhe me ndiqte , kujtoj që isha 19 vjeçe. Madje thoja me vete që ky qenka shumë më i madh nga unë por, do ti , si në ëndërr , për 10 ditë ai me prezantoi me familjen e tij.  Ndodhi shumë shpejt lidhja jonë dhe bashkë jetuam 56 vjet.  

Jorgo bënte shumë shakara por nuk qeshte.  Dhe një natë më parë që mes këtij pikëllimi , përballë fotos që kam vendosur të Jorgos i jam afruar dhe i kam thënë: Jorgo e di ku do jem nesër? Do dal në emision më në fund. Sepse gjatë gjithë kësaj kohe kur ftonin në media Jorgon më ftonin dhe mua por unë nuk preferoja, ndërsa mbrëmë i thash Jorgos që do dal.

Flamur Shehu:  Jorgo është një emri i madh. Është një  ikonë e poezisë shqiptare

Unë kam pasur fatin që ta kem bashkëpunëtor por dhe shok të ngushtë.  Prej 60 vjetësh miq të ngushte.  Së bashku kemi mbi 100 materiale.  Jorgo ka pasur një gjë pozitive që se kanë poetet e tjerë. Çdo njeri që jeton gjen vetveten në poezinë e Jorgos.  Ai ka shkruar për të gjithë. Çdo gjë me fabul. Kishte një durim të jashtëzakonshëm.  Të gjithë ne gjatë tekstit për ta përshtatur me këngëtarin ndryshojmë një a, një o, por Jorgo mund të ndryshonte çdo fjalë por fabula nuk i ndryshonte.  Me një laps dhe një bllok në dorë rregullonte çdo gjë.  Njëri i duruar.  Ai ka me mijëra tekste që flet për jetën dhe familjen e çdo individi. Jorgo është një emri i madh. Është një  ikonë e poezisë shqiptare

Bashkim Alibali: Mbetet një poet i popullit

Duke marr parasysh gjithë poetët e mëdhenj që ne kemi, për mua Jorgo qëndron shumë më lartë. Sepse ai nuk ka qenë një poet i familjes apo i joni si miq, por ka qenë një poet i popullit. Nëpërmjet vargut të tij aq të bukur ai ka dhënë mesazhe për jetën në çdo zhanër të këngës, qoftë tek këngët për fëmijë, populloret apo tek kënga e lehtë.  Unë kam 24 këngë me Jorgo Papingjin.  Kemi qenë shumë shok së bashku dhe në kafen që takoheshim së bashku shpesh herë vinin njerëz nga Maqedonia e Veriut, nga Kosova nga Mali i Zi. Jorgo e shifte shpirtin e artistit, e shifte shumë me gjerë bashkëpunimin me ta. Ai ka punuar për popullin ndaj dhe populli do e kujtoj gjatë.

Sokol Marsi: Jorgo nuk ishte thjesht një njeri i madh në penë por me një botë njerëzore dhe më të madhe

Jorgo ka qenë i pari që unë kisha një kontakt artistik.  Jorgo nuk ishte thjesht një njeri i madh në penë por me një botë njerëzore dhe më të madhe.  Ai ka qenë mentori im artistik gjatë gjithë aktivitetin dhe jetës sime profesionale.  Ai me të gjithë artistët jo vetëm me mua, në çdo moment  vetëofrohej për të ndihmuar qoftë artistikisht por dhe nga ana njerëzorë këdo që ai shikonte që kishte nevojë. Rasti e donte që bashkëpunimi e fundit mund ta kishim së bashku.  Më ka telefonuar Tatjana sepse Jorgo fizikisht ishte i pamundur dhe shkova e takova në shtëpi dhe i thash mos u mërzitë se kënga është gati dhe ti bënim ato punimet e fundit...por atë e tradhtoi shëndeti dhe kënga mbeti në sirtar.

Ilir Çumani: Jorgo Papingji u rit pa baba sepse ai u vranë nga bisha naziste në Mat’hauzen së bashku me 305 burra të tjerë vlonjatë

Një nga miqtë e poetit Jorgo Papingji e kujton kështu poetin e ndjerë.

Është një personazh që ka ndikuar shumë në jetët e gjithë shqiptarëve. Ai nuk është një emër që i përket vetëm familjes së tij por i përket gjithëve. Unë e kam njohur para 40 vitesh kur ai jepte mësim në shkollat e lagjes ‘Kombinat’. Ai muzën e tij duhet ta ketë marr nga fëmijëria. Pak veta e dinë se ai ka pasur një fëmijëri të cunguar. Një fëmijëri që nuk pati prezent një figurë qendrore si ajo e babait. I ati i tij në vitin 1943 i ati i tij së  bashku me 305 burra të tjerë të Vlorës depërtohen në Prishtinë dhe nga aty ai dërgohet në  Kampi i përqendrimit Mathuazen.  Në vitin 1945 erdhi lajmi përfundimisht nga Kryqi i Kuq Shqiptar që ai bashkë me të tjerët nuk mbijetoi.  Jorgo u rrit pa prezencën e babait . ajo mungesë e bëri më të fortë, më kërkues ndaj jetës dhe që në moshë të hershme ai ishte ndikues.

Devis Xherahu:  Unë nuk kam humbur vetëm një mik por, humba dhe krahun tim të djathtë

Unë nuk kam humbur vetëm një mik por, humba dhe krahun tim të djathtë.  95% të teksteve të mia janë të mikut tim Jorgo.  Më ka lënë jetim nga ana profesionale.  Nuk e di a do të gjej dikë tjetër që tmë kuptoj kaq mirë sa më kuptonte ai.

Aleksandër Çipa: Papingji nuk ka libra, nuk është autor i një libri por është autor i mijërave tekste këngësh

Rasti i Jorgo Papingjit përbën rastin e një poeti që është i pashmangshmërisht i lidhur në krijimtarinë dhe gjithë profilin krijues me këngën.  Këta kanë një stilem të posaçme që nuk përfshihen në studimet filologjike dhe quhen poetet e këngës.  Po ta shikosh në kontributin poetik të Jorgo Papingjit nuk ka libra, nuk është autor i një libri por është autor i mijërave tekste këngësh.  Është një poezi e një zhanër të posaçëm.

Ajo që mendoj që ka të bëjë interes për studiuesit janë dy raportet që ai i mëshironte mesë miri. Jorgo Papingji është autor i baladave sociale. Balada që janë të munguara para viteve 60’ në krijimtarinë muzikore shqiptare. Së dyti, në të gjithë krijimtarinë e tij ekzistoj.