Lajmi i publikuar në media mbi mënyrën e transmetimit nga RTSH të aktiviteteve të drejtuesve të partive politike me rastin e 8 Marsit është i pavërtetë.
RTSH ka transmetuar në mënyrë korrekte e profesionale, njëri pas tjetrit, aktivitetet e Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në varësi të sinjalit televiziv të prodhuar.
Radio Televizioni Shqiptar hedh poshtë sajesat e qëllimta mbi aktivitetet e tij dhe mbetet i angazhuar në respektimin e pavarësisë profesionale, paanshmërisë dhe etikës.
/rtsh.al/