RTSH 24 Live

Politikë

Podcasti maratonë prej 10 orësh, Rama: Shqipëria në BE, në maj do të jemi të larë përpara atyre që na e kanë lënë amanet

5 orë para

Podcasti maratonë prej 10 orësh, Rama: Shqipëria në BE, në maj do të jemi të larë përpara atyre që na e kanë lënë amanet

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një Podcast maratonë ditën e shtunë, prej afro 10 orësh, në të cilin ai prezantoi kandidatët e PS në të gjitha qarqet e vendit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Pas përfundimit të kësaj maratone, Rama ndau në rrjetet sociale një mesazh, nëpërmjet të cilit ai ka falënderuar grupin e punës që punoi gjatë gjithë ditës, për gati 10 orë, për realizimin e Podcast-it.

“Ja pra, 9 orë e 43 minuta. Unë, një tavolinë, dy kamera, tre çuna dhe një person që iku për iftar dhe një kompjuter këtu, pa luajtur vendi. Kjo është Republika e Shqipërisë, dhe këtë do ta bëjmë European Union Republic of Albania. Do të jemi që të gjithë larë përpara atyre që na e kanë lënë amanet Shqipërinë në maj dhe atyre që ua kemi borxh, të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Kështu që, këtu jemi dhe tek fëmijët e këtij vendi dhe është Gresi (vajza në prapaskenë), që iku dhe erdhi me mijëra herë që të na mundësonte këtë maratonë,” tha Rama në mesazhin e tij.

/rtsh.al/