Në Greqinë Perëndimore erërat jugore sollën sasi të mëdha rëre të imët nga Saharaja në Evropën Juglindore, me nivele të grimcave të matura mbi 500 mikrogramë.
Sipas Universitetit të Athinës, nivelet e larta të grimcave pritet të vazhdojnë për disa ditë.
Më tej, në ishullin e Kretës temperaturat arritën në 32 gradë Celsius, ndërsa në Athinë deri në 24 gradë Celsius.
Mjekët kanë këshilluar personat që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes ose të zemrës që të mos kalojnë shumë kohë jashtë.
”Puna e mundimshme fizike gjithashtu duhet të shmanget”, thanë ata dhe paralajmëruan se ”nivelet prej 50 mikrogramësh grimcash dhe më të larta mund të çojnë në probleme të frymëmarrjes”.
/ rtsh.al /