Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së, thekson se po ndjek nga afër procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e tre vendeve vakante.
Duke konfirmon se mbështet Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit, Ambasada e SHBA shkruan se, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbështet shtetin e së drejtës.
“Ambasada e SHBA po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kandidatët për prokurorë që aplikojnë për tre vendet vakante të fundit në SPAK. Shtetet e Bashkuara presin që ky proces vendimtar të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbështet shtetin e së drejtës. SPAK mbetet një pjesë kritike e kësaj përpjekjeje”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.
/rtsh.al/