RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Pllanë, goditet me armë një lokal

26/12/2020

Pllanë, goditet me armë një lokal

Një lokal në Pllanë, afër Lezhës është goditur mëngjesin e së shtunës me armë zjarri. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, kur në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi. Policia njofton se nuk ka persona të  ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sipas burimeve nga Lezha, Gjovalin Prendit në 2014 i kanë ekzekutuar nipin Taulant Prendi 27 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur nipi tjetër, Aurel Prendi, 25 vjeç.