RTSH 24 Live

Sociale

Plazhi vijon në Velipojë, pushuesit vlerësojnë qetësinë, pastërtinë e rërës dhe ujit

11 orë para

Plazhi vijon në Velipojë, pushuesit vlerësojnë qetësinë, pastërtinë e rërës dhe ujit

Moti me diell dhe ndërprerja e reshjeve ka rikthyer pushuesit në bregdetin e Velipojës

Pushuesit janë kryesisht shqiptarë të Kosovës të cilët vlerësojnë qetësinë, pastërtinë e rërës dhe ujit .

Por ka edhe nga ata pushues që pushimet në këtë periudhë të viti i kishin planifikuar për të shmangur mbipopullimin që bregdeti i Velipojës ka gjatë sezonit

Plazhi i Velipojës ka pritur gjatë këtij sezoni një numër të lartë pushuesish, ku ndryshe nga vitet e tjera kanë qenë edhe të huaj

Gazetar: L. Kadija

/rtsh.al/