RTSH 24 Live

Sociale

Aplikimet për në universitet, në Gjirokastër 15 % më shumë se një vit më parë

8 orë para

Aplikimet për në universitet, në Gjirokastër 15 % më shumë se një vit më parë

Data 28 shtator shënon edhe fillimin e regjistrimeve për aplikantët fitues në universitetin “Eqrem Cabej”.

Bëhet fjalë për të rinjtë që kanë aplikuar në raundin e dytë dhe lista e fituesve sipas degëve u shpall një ditë më parë.

Burime nga ky universitet bëjnë të ditur se numri i aplikantëve është 15 përqind më i lartë krahasuar me të njëjtin raund të një viti më parë.

“Kemi patur një numër relativisht të kënaqshëm të aplikimeve dhe më të lartë , krahasuar me vitin e kaluar. Tani presim se si do të vijojë procesi i regjistrimeve, ndërsa aplikimet janë  shtrirë në të gjitha programet e studimeve”, u shpreh, specialistja e marrëdhënieve me publikun, Brikena Metaj.

Në 22 degët që ofron universiteti i Gjirokastrës arriti të thithë 200 studentë gjatë raundit të parë. Numri më i lartë shënohet te degët e ekonomikut dhe infermierisë, ndjekur nga TIK dhe cikli i ulët.

Gazetare: Y. Ponde

/rtsh.al