RTSH 24 Live

Sociale

Kalaja "Rozafa" rekord të ri, rreth 128 mijë vizitorë nga e gjithë bota e kanë vizituar deri tani

5 orë para

Kalaja "Rozafa" rekord të ri, rreth 128 mijë vizitorë nga e gjithë bota e kanë vizituar deri tani

Ky vit regjistroi një numër rekord turistësh në vendin tonë. Shkodra ishte një nga qytetet më të vizituara të vendit. Sa i përket aseteve turistike të qytetit që shënuan numër të lartë vizitorësh, padyshim kalaja "Rozafa" mban vendin e parë. Rreth 128 mijë vizitorë u regjistrua në objektin e lashtë Arkeologjik. Edhe këtë të shtunë “Rozafa”, priti turistë të shumtë.

 “Un vij nga Polonia dhe është hera e parë për mua që vizitoj Shqipërinë. Sot është dita e parë këtu në Shkodër dhe bashkë me miqtë po ngjitemi të vizitojmë kalanë, çdo gjë është bukur”, shprehet turisti.

Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë është shumë e bukur. Ka një javë që kam ardhur, më herët isha në Tiranë, tani nga Shkodra do të nisem drejt Valbonës e Thethit, ndërsa kalaja në pamje të parë duket shumë e bukur, po ngjitem ta shoh”, shprehet një tjetër.

Për mua është hera e parë që po vizitoj Shkodrën, por jo Shqipërinë. Për herë të parë kam qenë rreth 35 vjeç kur kam ardhur në Shqipëri. Në Shkodër po kaloj mirë me miqtë, do qëndrojmë edhe për disa ditë. Sot do të shohim kalanë”, vlerësojnë turistët.

Ky është një tregues i mirë, që ky sit mbetet një nga parqet arkeologjike më të vizituara në të gjithë Shqipërinë, por edhe një sfidë për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë për të vazhduar punë të bukura përpara për promovimin e turizmit. Pozicioni gjeografik i Kalasë Rozafa i ka dhënë asaj gjatë shekujve një vlerë të rëndësishme strategjike.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/