RTSH 24 Live

Aktualitet

Plagosi me armë 1 person, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

3 orë para

Plagosi me armë 1 person, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 22-vjeçarin, autor të plagosjes së një personi me armë zjarri në 23 dhjetor të 2024-ës.

22-vjeçari u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, ndërsa gjatë kontrollit fuzik iu gjet pistoletë me municion.

Kujtojmë se i riu në dhjetor të vitit që lamë pas gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, plagosi me armë zjarri një person.

Ai ndodhej në arrati prej më shumë se 1 muaji, ndërsa ishte me masë sigurie “Arrest në burg”.

Si rezultat i intensifikimit të patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, dhe i punës së inteligjencës policore, me qëllim konstatimin e rasteve kur shtetas me precedent kriminal, lëvizin të armatosur, për të kryer ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.

Në kuadër të këtij opeacioni, u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B.”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/