Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite burg Xhemal Lokën, i cili është shpallur fajtor për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes, që çoi deri në vetëvrasjen e saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ditë e para të fillimvitit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka piu fostoksinë duke i dhënë fund jetës. Ajo ndërroi jetë pak orë më vonë në spital, ndërsa nën akuzë u vendos bashkëshorti i saj.
Fillimisht ngjarja u dyshuar se erdhi si pasojë e bullizimit në rrjete sociale të 41-vjeçares, por kanë qenë provat në celular dhe dëshmitë e fëmijëve që nxorën në pah dhunën dhe kërcënimet e Xhemal Lokës ndaj bashkëshortes së tij. Në kushtet e rënduar psikologjike ajo i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë më 2 janar 2025.
/rtsh.al/