RTSH 24 Live

Aktualitet

Tjetërsimi i tokës në Gjirin e Lalzit, 10 muaj burg për “Rrumin e Shijakut”

4 orë para

Tjetërsimi i tokës në Gjirin e Lalzit, 10 muaj burg për “Rrumin e Shijakut”

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahos, i njohur si "Rrumi i Shijakut", pas akuzave për dhënie ryshfeti. SPAK kishte kërkuar një dënim prej 3 vitesh burg, por gjykata e ka dënuar fillimisht me 1 vit e 3 muaj, duke i ulur një të tretën e dënimit për shkak të përdorimit të gjykimit të shkurtuar.

Hetimet kanë zbuluar se Laho ka ofruar 600 mijë lekë dhe ka premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera për Irgen Kërçukun, zyrtar i Avokatit të Shtetit, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Aleksandër Lahos, i cili është në kërkim, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, ku ai mbeti i plagosur edhe gjatë atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019.

Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku prokurori Ndoja udhëtonte në automjet me "Rrumin e Shijakut".

/rtsh.al/