RTSH 24 Live

Aktualitet

Lezhë- Gjendet i vdekur në makinë një 25-vjeçar

4 orë para

Lezhë- Gjendet i vdekur në makinë një 25-vjeçar

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një automjet në fshatin Balldre të Lezhës pasditen e kësaj të enjte (6 shkurt). Policia bën me dije se viktima është i riu me inicialet R.B, ndërsa në automjet u edhe një pistoletë.

Paraprakisht dyshohet se i riu mund të jetë vetëvrarë pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/