Gjashtë persona nga Shqipëria dhe Kosova janë arrestuar pasi akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe pasaportave me qëllim shitjen e tyre për t’u mundësuar njerëzve lëvizjen ilegale jashtë vendit.
Hetimi u krye nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Njësisë së Përbashkët të Investigimit me ShBA-në, ku rezultoi se këto persona vepronin si grup kriminal ku prodhonin pasaporta false amerikane, italiane, rumune dhe shumë të tjera më qëllim përfitimin.
Gjatë operacionit “Njësia”, janë arrestuar Kushtrim Doksani, 35 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim Gilani, 57 vjeç, banues në Prizren, dhe Getoar Luzha, 28 vjeç, banues në Kaçanik, Kujtim Duka, 56 vjeç, Leonard Basha, 58 vjeç dhe Erina Doksani, 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara, përfshirë pasaporta dhe karta identiteti të shteteve të ndryshme, si dhe 7 celularë dhe 1 motomjet.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
-3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;
-2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,
-1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;
-1 leje drejtimi rumune;
-1 kartë identiteti shqiptare.
Të arrestuarit dhe të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
/rtsh.al/