20 piktorë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në Vlorë, për të eksploruar dhe derdhur në telajo vendet panoramike të Vlorës. Në brigjet e jugut ata kanë gjetur peizazhet më të bukura duke u frymëzuar nga deti, shkëmbinjtë, lagunat dhe relievet malore që zbresin deri në bregun e detit.
Askush më mirë se ata nuk mund ta shpjegojë lidhjen me natyrës dhe telajos. Më 2 tetor artistët do ti paraqesin punimet e tyre në një ekspozitë të veçantë në shëtitoren e Lungomares.
/RTSH/