RTSH 24 Live

Ekonomi

Pikë e re grumbullimi në Kosmaç, Krifca: Lehtësi fermerëve, prodhojnë 4000 tonë perime në vit

20/05/2023

Pikë e re grumbullimi në Kosmaç, Krifca: Lehtësi fermerëve, prodhojnë 4000 tonë perime në vit

Politikat mbështetëse për prodhimin bujqësor dhe ngritjen e pikave të grumbullimit, po fuqizojnë zinxhirin e vlerës dhe kanë ulur raportin e eksport-importeve në nivelin 1 me 3. Ministrja e Bujqësisë inspektoi pikën e re të grumbullimit në Kosmaç, të Vaut të Dejës, një investim i ngritur me mbështetjen e AZHBR.

Ministrja tha se, ky investim përveçse plotëson nevojën imediate për grumbullim, ruajtje e seleksionim, ul dhe kostot për të gjithë zinxhirin deri tek konsumatori final.

Ministrja tha se, financimi në pika grumbullimi realisht është rrjetëzuar në të gjithë gamën e mbi 450 mijë fermerëve në Shqipëri. Janë rreth 140 pika grumbullimi fruta-perime. Ndërsa janë kontraktuar 38 subjekte vetëm përmes IPARD, me rreth 39 milionë euro investime që po shkojnë vetëm për pikat e grumbullimit dhe shtimin e kapaciteteve ruajtëse frigoriferike e përpunuese për produktet bujqësore.

/Rtsh/