Mijëra palestinezë të zhvendosur janë penguar të kthehen në shtëpitë e tyre në veri të Rripit të Gazës, pasi Izraeli bllokoi një rrugë kryesore, duke akuzuar Hamasin për shkelje të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.
Mosmarrëveshja erdhi pasi Hamasi liroi katër ushtarë izraelitë dhe Izraeli liroi 200 të burgosur palestinez.
Por qeveria izraelite tha se banorët e Gazës nuk do të lejoheshin të udhëtonin në veri derisa të bëheshin plane për lirimin e izraelites Arbel Yehud. Hamasi ka këmbëngulur se ajo është gjallë dhe do të lirohet javën e ardhshme.
Sipas marrëveshjes, Hamasi duhej të lironte civilët përpara ushtarëve. Të shtunën mbrëma, ndërsa turmat u mblodhën përgjatë rrugës al-Rashid në Gazën qendrore për t'u kthyer në shtëpi, thuhet se u dëgjuan të shtëna.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi dhe mediave palestineze, një person u vra dhe disa u plagosën.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se trupat në gazën qendrore kishin qëlluar pasi "u identifikuan disa grumbullime të dhjetëra të dyshuarve që përbënin një kërcënim për forcat".
Korridori Netzarim është një rrip toke prej shtatë kilometrash i kontrolluar nga Izraeli.
Ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit po bëjnë përparim në përpjekjet e tyre për të lejuar qindra mijëra palestinezë të kthehen në veri.
Por tanket izraelite ende po bllokojnë rrugën bregdetare ku njerëzit duhej të ecnin në veri.
/rtsh.al/