RTSH 24 Live

Ekonomi

"Perspektiva të reja" në Kukës, 65 biznese garojnë për projektin më të mirë

08/02/2024

"Perspektiva të reja" në Kukës, 65 biznese garojnë për projektin më të mirë

65 biznese në Kukës morën pjesë në garën "Perspektiva të reja". 

Pjesëmarrësit në garë ishin nga qytete te ndryshme të qarkut të Kukësit me prezantime të tilla si bujtina apo reparte artizanati.  

Fituesit u përzgjodhën në bazë të origjinalitetit të idesë, impaktit ekonomik dhe atij social. 

Edval Zoto, menaxher i projektit “Perspekitva të reja”m tha se ishte një garë e ndershme dhe me ide gjeneruese. 

Ai tha se kjo garë do të zhvillohet edhe vitet e tjera duke synuar të kthehet në traditë. 

Projekti "Perspektivat e reja" ka ngjallur interes dhe zhvillim të ideve nga aplikantët të cilët kërkojnë një suport për të arritur atë që duan.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /