RTSH 24 Live

Greqi

Përplasje mes tifozëve në Greqi, Mediat: Të shtëna me armë jashtë stadiumit, tre të plagosur dhe 70 të arrestuar

13/07/2024

Përplasje mes tifozëve në Greqi, Mediat: Të shtëna me armë jashtë stadiumit, tre të plagosur dhe 70 të arrestuar

Tre të plagosur dhe të paktën 70 të ndaluar prej policisë është bilanci i një përleshje të dhunshme mes tifozëve të Papanthinaikos dhe atyre të Aek i Larnakas qipriotë.

Incidenti i përgjakshëm ndërmjet tifozëve ka ndodhur jashtë stadiumit në Alexandras Avenue , pak para fillimit të sfidës miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka.

Mediat greke raportojnë se ka pasur të shtëna me armë ku tifozët janë përleshur me njëri tjetrin, duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar në turmë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa mbi 70 të tjerë janë arrestuar nga policia.

“Njëri ka marrë një plumb në këmbë, i dyti ka gërvishtje nga një objekt i mprehtë në bark dhe i treti ka marrë një goditje të rëndë. Të tre të plagosurit janë dërguar në spital dhe nga informacionet bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.

 

/rtsh.al/