RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Përplasja mes dy vendeve, Izraeli: Do marrim masa juridike dhe diplomatike ndaj Francës

20/10/2024

Përplasja mes dy vendeve, Izraeli: Do marrim masa juridike dhe diplomatike ndaj Francës

Ministri i Jashtëm Israel Katz ka deklaruar se Izraeli se do të marrë masa ligjore dhe diplomatike kundër vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron për të ndaluar kompanitë izraelite të prezantohen në ekspozitën e armëve Euronaval në Paris muajin e ardhshëm.

Përmes një postimi në gjuhën frënge, Katz e quan bojkotin “një masë antidemokratike që në sytë tanë nuk është e pranueshme, veçanërisht midis kombeve mike”.

Izraeli është i vetmi shtet në vijën e parë në luftën kundër regjimit radikal islamik dhe Franca, së bashku me gjithë botën perëndimore, duhet të qëndrojë me ne – jo kundër nesh”, tha Katz.

Një zyrtar izraelit tha gjithashtu se Jerusalemi do ta çojë çështjen në gjykatat franceze, ku do të pretendojnë diskriminim të paligjshëm nga ana e presidentit Macron.

Ndërkaq, pak ditë më parë ministri i Mbrojtjes së Izraelit Yoav Gallant e konsideroi ndalimin e shfaqjes së Izraelit në panairin e armëve si një turp kombin francez.

Teksa përplasja diplomatike midis dy vendeve vijon të thellohet, Franca ka ndaluar së fundmi firmat izraelite që të tregojnë arsenalin e tyre të armëve në panairin e Parisit. 0

Ndalimi i kompanive të vendit që të kenë një qëndrim në ekspozitën Euronaval në Paris ndihmon armiqtë e Izraelit gjatë luftës”, tha ministri Yoav Gallant.

Së fundmi, presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për pezullimin e plotë të shitjes së armëve të përdorura në luftën e Izraelit në Gazë, duke nxitur një armëpushim në enklavë si dhe në Liban. Izraeli nga ana e tij ka kundërshtuar propozimin e armëpushimit.

Qeveria franceze u tha organizatorëve se delegacionet izraelite mund të merrnin pjesë "pa asnjë stendë apo ekspozitë pajisjesh”, tha Euronaval, duke vënë në dukje se shtatë kompani izraelite u prekën nga vendimi.

Kompanitë dhe qytetarët izraelitë që dëshirojnë të marrin pjesë në panair, e cila do të mbahet në Paris midis 4 dhe 7 nëntorit, janë të mirëseardhura, sipas një deklarate në faqen e internetit të Euronaval.

Franca ka miratuar dhe po zbaton vazhdimisht një politikë armiqësore ndaj popullit hebre. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë kombin tonë kundër armiqve në 7 fronte të ndryshme dhe të luftojmë për të ardhmen tonë – me ose pa Francën”, tha Gallant në një postim në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që Franca i ndalon kompanitë izraelite të shfaqen në një panair armësh.

Franca i ndaloi kompanitë izraelite të marrin pjesë në ekspozitën e armëve Eurosatory në qershor, për shkak të inkursionit të Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Më vonë këtë muaj, Franca do të mbajë një takim ndërkombëtar për të mbledhur mbështetjen për popullin libanez dhe për të forcuar situatën e sigurisë në vend.

/rtsh.al/