RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

I dërguari i SHBA-së në Liban: Lufta në Lindjen e Mesme ka dalë jashtë kontrollit

17 orë para

I dërguari i SHBA-së në Liban: Lufta në Lindjen e Mesme ka dalë jashtë kontrollit

I dërguari amerikan në Liban, Amos Hochstein ka deklaruar se lufta në Lindjen e Mesme ka dalë jashtë kontrollit.

Në bisedimet e zhvilluara me zyrtarët libanezë në Bejrut mbi kushtet për një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, ai ka theksuar se përshkallëzimi i konfliktit ka dalë jashtë binarëve.

Ai thotë se nuk është e mjaftueshme që të dyja palët të angazhohen për rezolutën 1701 të OKB-së, e cila i dha fund raundit të fundit të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006 dhe e cila bën thirrje që Libani jugor të jetë i lirë nga çdo trupë e armatosur, përveç atyre të shtetin libanez.

Sipas Hochsteinit as Hezbollahu dhe as Izraeli nuk e kishin zbatuar në mënyrë adekuate rezolutën dhe se ndërkohë që ajo do të ishte baza për përfundimin e armiqësive aktuale, SHBA po kërkonte të përcaktonte se çfarë duhej bërë më shumë për t'u siguruar që ajo të zbatohej “në mënyrë të drejtë, të saktë dhe në mënyrë transparente.”

“Ne po punojmë me qeverinë e Libanit, shtetin e Libanit, si dhe qeverinë e Izraelit për të arritur në një formulë që i jep fund këtij konflikti njëherë e përgjithmonë”, thotë ai.

Pas atij që ai e quajti një takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Parlamentit Nabih Berri, një aleat i ngushtë i Hezbollahut, i cili është angazhuar në përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit, Hochstein tha se “Shtetet e Bashkuara duan t'i japin fund këtij konflikti sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është ajo që Presidenti Biden dëshiron, kjo është ajo për të cilën ne të gjithë po punojmë.

/rtsh.al/