RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Lufta në Lindjen e Mesme, Blinken pritet nesër nga Netanjahu dhe presidenti Herzog

19 orë para

Lufta në Lindjen e Mesme, Blinken pritet nesër nga Netanjahu dhe presidenti Herzog

Kryeministri Benjamin Netanjahu do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken nesër në mesditë në Jerusalem.

Gjithashtu, Sekretari Amerikan i Shtetit do të pritet edhe nga presidenti izraelit Isaac Herzog. Ai do të takohet me Blinken në orën 20:15 në Tel Aviv.

Blinken është duke zhvilluar një vizitë shumë-shtetërore në rajon në mes të një përpjekjeje diplomatike për t'i dhënë fund luftimeve në Gazë dhe Liban pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinëar.

Ndërkaq, ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir ka bërë thirrje për rivendosjen e vendbanimeve në Rripin e Gazës teksa ka shtuar “inkurajimi i emigrimit” të popullsisë palestineze nga territori është zgjidhja “më etike” për konfliktin aktual.

“Nëse duam, ne mund të rinovojmë vendbanimet në Gazë”, tha lideri ultranacionalist në një konferencë në kufirin e Gazës të organizuar nga organizata e vendbanimeve Nachala që promovon krijimin e vendbanimeve hebraike në territor.

Ne mund të bëjmë [gjithashtu] diçka tjetër – të inkurajojmë emigracionin. E vërteta është, kjo është zgjidhja më etike dhe më korrekte,” vazhdon Ben Gvir, megjithëse shton “jo me forcë” dhe thotë se banorëve të Gazës duhet t’u thuhet se Izraeli “po u jep atyre mundësinë” për të shkuar në vende të tjera. “Toka e Izraelit është e jona”, deklaron ai.

/rtsh.al/