RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Shtëpia e Bardhë: Bandat e armatosura bllokojnë ndihmat që shkojnë në Gazën jugore

16 orë para

Shtëpia e Bardhë: Bandat e armatosura bllokojnë ndihmat që shkojnë në Gazën jugore

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka deklaruar se bandat e armatosura kanë penguar kamionët me ndihma humanitare të hyjnë në Gaza përmes kalimit Kerem Shalom.

Ka shumë kamionë që presin të hyjnë atje, dhe ata nuk janë në gjendje për shkak të këtyre bandave të armatosura dhe grupeve kriminale që po i ndalojnë, kështu që ne të gjithë duhet të marrim një kthesë këtu dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta zvogëluar atë presion në Kerem Shalom në mënyrë që ndihmat të shkojnë në destinacion”,. tha Kirby gjatë një konference për mediat.

Ai vë në dukje se Izraeli ka lejuar 120 kamionë me ndihma në Gaza pasi ndaloi ndihmat të arrijnë disa qindra mijëra njerëz që janë ende në zonë për dy javë.

Duhet bërë më shumë. Por ne kemi parë një rritje gjatë ditëve të fundit”, tha Kirby.

Ndërkaq, i dërguari amerikan në Liban, Amos Hochstein ka deklaruar se lufta në Lindjen e Mesme ka dalë jashtë kontrollit.

Në bisedimet e zhvilluar me zyrtarët libanezë në Bejrut mbi kushtet për një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, ai ka theksuar se përshkallëzimi i konfliktit ka dalë jashtë binarëve.

Ai thotë se nuk është e mjaftueshme që të dyja palët të angazhohen për rezolutën 1701 të OKB-së, e cila i dha fund raundit të fundit të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006 dhe e cila bën thirrje që Libani jugor të jetë i lirë nga çdo trupë e armatosur, përveç atyre të shtetin libanez.

Sipas Hochsteinit as Hezbollahu dhe as Izraeli nuk e kishin zbatuar në mënyrë adekuate rezolutën dhe se ndërkohë që ajo do të ishte baza për përfundimin e armiqësive aktuale, SHBA po kërkonte të përcaktonte se çfarë duhej bërë më shumë për t'u siguruar që ajo të zbatohej “në mënyrë të drejtë, të saktë dhe në mënyrë transparente.”

“Ne po punojmë me qeverinë e Libanit, shtetin e Libanit, si dhe qeverinë e Izraelit për të arritur në një formulë që i jep fund këtij konflikti njëherë e përgjithmonë”, thotë ai.

Pas atij që ai e quajti një takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Parlamentit Nabih Berri, një aleat i ngushtë i Hezbollahut, i cili është angazhuar në përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit, Hochstein tha se “Shtetet e Bashkuara duan t'i japin fund këtij konflikti sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është ajo që Presidenti Biden dëshiron, kjo është ajo për të cilën ne të gjithë po punojmë.

/rtsh.al/